Ulen pagat e punonjësve të UP-së (Dokument)

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami gjatë ditës së sotme ka marrë vendim që ti unifikoj pagat dhe shtesat e kryetarëve, kryesuesve si dhe anëtarëve të Këshillave Drejtuese për të gjitha institucionet publike që marrin rrogë nga buxheti i Kosovës.

Ky vendim pritet të jetë dëshpërues për xhepat e kryetarëve, anëtareve të Këshillave Drejtuese për të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë. Atyre nga 1250 sa e kishin pagën, tash do të marrin vetëm 250 euro në muaj.

Bajrami ka vendosur se që nga dita e sotme kryetarët e emëruar nga Këshillat Drejtues të marrin rrogë mujore 250 euro në muaj, si dhe me 30 euro pagë për çdo mbledhje.

Ndërkohë Bajrami poshtu u ka ulur pagat edhe anëtarëve të emëruar në Këshillat Drejtuese të cilët do të marrin hiç më shumë se 200 euro, si dhe nga 30 euro për çdo mbledhje, për punën që atyre iu takon. Ministri Bajrami poashtu u ka unifikuar pagat edhe kryetarëve të emëruar nga Këshillat drejtues, të cilët për punën e tyre do ti marrin 200 euro në muaj me nga 30 euro për çdo pjesëmarrje në mbledhjet e Këshillit Drejtues.

E ministri nuk ndalet me kaq. Ai ka unifikuar pagat edhe për Anëtarët e zgjedhur nga Këshillat Drejtues për të gjitha institutet shkencore-kërkimore publike. Ata do të marrin pagë prej 150 euro në muaj, me shtesë për 25 euro për cdo mbledhje.

Numri i mbledhjeve që parashihen të mbahen nga Këshilli drejtues llogariten 4 në muaj, përpos rasteve të jashtëzakonshme.

Nga kjo i bie që rroga fikse për çdo kryetar apo anëtar të Këshillit drejtues, me rrogë maksimale do të jetë 370 euro në muaj./Indeksonline/


Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ulen-pagat-e-punonjesve-te-up-se-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala