Ujqit ia mbysin delet në shtëpi

Autori:Avdyl Pajaziti

Mëngjesi i kësaj të hëne e ka gjetur familjen e Gazmend Sokolit, nga Verbani i komunës së Vitisë, pa çerekun e deleve të fermës së saj.

Ndonëse Verbani nuk është ndonjë fshat malor, një tufë ujqish nga malet përreth i kishte rënë në gjurmë kësaj ferme, e cila kishte rreth 100 dele, kryesisht të rritura, transmeton KTV.

Të mbrojtur nga zhurma e erës dhe shiut, pa u vërejtur nga askush, ujqit kanë mbytur 23 dele dhe kanë kafshuar mbi 20 të tjera.

Disa prej deleve të kafshuara kanë ngordhur më pas, kurse ka shumë mundësi që edhe të tjera dele të lënduara të ngordhin në ndërkohë.

Të 23 delet e ngordhura janë groposur gjatë ditës, ndërkohë vlera e tyre llogaritet të ketë qenë të paktën 5 mijë euro.

Inspektorët komunalë kanë regjistruar dëmet në vendin e ngjarjes, por mundësia për kompensim eventual nga institucionet nuk është e sigurt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ujqit-ia-mbysin-delet-ne-shtepi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala