Ujitja e misrit, gurit, patates dhe lulediellit

Vapa e madhe e cila ka kapluar vendin tonë këto ditë, përveç se mund të jetë e rrezikshme për shëndetin e njeriut ajo gjithashtu mund të jetë me ndikim negativ edhe për pemët e perimet.
Toka bujqësore kërkon trajtim special në mbjelljen e saj, e sidomos trajtimi duhet të jetë më i madh kur temperaturat janë të larta.
Gazeta Fjala sjell këshillat nga ekspertët e Ministrisë së Bujqësisë se si të përkujdesemi dhe si të ujisim misrin, grurin, pataten dhe lulediellin.
UJITJA E MISRIT
Misri edhe pse është mjaft rezistent ndaj thatësisë dhe mjaft ekonomik në pikpamje te shpenzimit të ujit ,prapë se prapë kërkon sasi të mëdha të ujit,meqenëse prodhon sasi të mëdha të masës së thatë.
Duke marrë parasysh periudhën në të cilën misri zhvillohet në kushtet tona klimatike,
misri mund të konsiderohet kulturë tipike ujitëse,sepse për fitimin e rendimenteve të larta dhe stabile nuk kemi vite që nga reshjet natyrore të përmbushen plotësisht nevojat e misrit me ujë .
Menjëherë pas mbjelljes së misrit si faktorë kryesorë për aktivizimin e farës prej gjendjes pasive në gjendjen aktive si dhe për zhvillimin dhe rritjen e bimëve është uji ai i cili është më se i domosdoshëm për gjatë tërë jetës së bimës.
Në kushtet tona afati më optimal për mbjelljen e misrit është dekada e parë deri fundi i dekadës së tretë të prillit ku zakonisht në kët kohë në të shumtën e rasteve egzistojnë kushtet optimale sa i përket lagështisë së tokës qoftë nga rezervat dimërore apo reshjet pranverore.Mirëpo ka raste kur mbizotërojnë thatësirat edhe në këtë kohë,megjithse kjo munges nuk mundë të jet aqë e madhe,mundë të ngadalsoj rritjen e bimës por nëse lagështia sigurohet në fazat e vona (prej xhufkimit deri në pjekjen qumështore) mundë të arrihen rendimente të kënaqshme.
Sasitë e nevojshme të ujit për bimët e misrit varen nga kushtet pedoklimatike të rajonit ku kultivohet.Për kushtet pedoklimatike të Kosovës,sasitë e ujit të cilat nevojiten për mbulimin e evapotranspiracionit potencial dhe renditja e tyre sipas muajve gjatë vegjatacionet janë:
Në muajin prill 64 mm
Në muajin maj 97 mm
Në muajin qershor 117 mm
Në muajin korrik 128 mm
Në muajin gusht 114 mm
Në muajin shtator 71 mm
Këto kushte ˝ideale˝për kultivimin e misrit në kushtet pedoklimatike të Kosovës dallohen nga ato të cilat i japin shkencëtarët për vendet tjera,çka është normale kur mirren parasysh ndryshimet e kushteve të kultivimit.
Sipas rezultateve të studimeve të më hershme misri i kultivuar në kushte të ujitjes
Në fillim të formimit të gjetheve të 8-9 shpenzon 16,3% të sasive të gjithmbarshëm të ujit
Në periodën e dytë deri në fillim të xhufkimit ka shpenzuar 35,4% të ujit
Në fazën e tretë deri në pjekurin qumshtore ka shpenzuar 28.8% të ujit dhe
Në fazën e fundit deri në pjekurin biologjike ka shpenzuar 19,5% të ujit.
Hulumtimet shkencore na mësojnë se rendimente të larta të sigurta dhe stabile mundë të arrihen në qoftëse në tokë mbahet lagështia ndërmjet kapacitetti fushor të tokës (KFT) si kufi më i lartë dhe 60-70 % si kufi më i ultë i lagështisë gjatë vegjetacionit gjer në fazën e xhufkimit,ndërsa në periudhën ndërmjet xhufkimit dhe mbarimit të kryqëzimit me mbi 75% të KFT.Në kushtet e furnizimit të tokës me lagështi optimale,varësisht nga stadi i rritjes dhe zhvillimit,misri ka këto shpenzime ditore të ujit:
1.Deri në mbirje të plotë 0,80mm/ditë
2.Deri në formimin e 6-8 gjetheve 1,12 mm/ditë
3.Deri në fillim të xhufkimit 3,80 mm/ditë
4.Deri në xhufkimin e plotë 5,00 mm/ditë
5.Deri në pjekjen qumështore 4,59 mm/ditë
6.Deri në pjekje të plotë 3,21 mm/ditë
Sipas analizave të bëra (nga profesionistë) nga fazat e zhvillimit të dhënave më parë dhe kërkesave të misrit mund të themi se në shumë raste për mbirje dhe fazën e dytë gjer në zhvillim të gjetheve të 6-8 ka lagështi të mjaftueshme në tokë.(përjashtim bëjnë vitet me pranvera të thata sidomos gjatë prillit,majit dhe qershorit me çrast duhet bërë ujitjen edhe në këto faza)
Periudha e tretë,periudha e xhufkimit kur bima në kët periudhë formon më se 70 % të materjes së thatë e që zgjatë 35-50 ditë ,bimës në kët periudhë i nevojiten 150 mm ujë.
Nëse mungon lagështia e nevojshme bima ngec në rritje,formon më pakë gjethe ,ndërsa
kallinjtë ngelin më të vegjël dhe me më pak rende me kokrra.Për kët arsye bima reagon pozitivisht në ujitje.
Moment vendimtar në zhvillimin e misrit është periudha e lulëzimit e cila zgjat 7-8 ditë
Në kët kohë rritja e bimës ka përfunduar,lulet mashkullore fillojnë të lulzojnë 2-3 ditë para atyre femrore,thatësia e tokës e sidomos ajo e ajrit bie në 30 % ndërsa temperatura e ajrit ngritet në 32-35° C
Me rastin e ujitjes ngritet lagështia e ajrit dhe krijohen kushtet për polenizim dhe fekondim.
Faza që pason –(mbushja e kokrres) në munges të ujit në ketë fazë kokrrat ngelin të shterrëta me cilësi të dobët ndërsa rendimenti zvoglohet.
Sipas hulumtimeve të bëra mundë të perfundojmë se ujitja mundë të bëhet me kët radhë:
1.Ujitja e parë në fazën e rritjes 7-8 gjethe (12-15 qershor)
2.Ujitja e dytë në fazën e më tejme të rritjes ( 19-25 korrik)
3.Ujitja e tretë në fazën 7-8 ditë para xhufkimit (9-11 gusht)
4.Ujitja e katërt në fazën e mbushjes së kokrrave (24-27 gusht)
Varësishtnga kushtet klimatike dhe tipi i tokës duhet të bëhen2-4 ujitje me norma prej 50-60 mm për ujitje në formë shiu ndërsa 70 –80mm për ujitje sipërfaqësore.Për kushtet klimatike të Kosovës norma e përgjithshme e ujitjes sillet prej 200-250 mm.
Vendi | Rendimenti t/ ha | Nr i ujitjeve | Sasia e ujitjes
gjithbmarshme m3/ha |
|
Pa ujitje | Me ujitje | |||
Pejë | 4,1
4,5 |
10,6
10,6 |
2
2 |
1.600
1.500 |
Gjakovë | 3,95
|
11,5 | 3 | 2.500 |
Prishtinë | 3,79
5,40 |
9,19
9,80 |
3
3 |
2.230
1.730 |
Prizreni | 6,65
|
12,01
|
3
|
1.910
|
Nga tabela shohim se rezultatet më të mira arrihen me 2-3 ujitje me sasi të gjithmbarshme të ujitjes prej 1500-2500m3/ha varësisht nga deficiti konkret i reshjeve.
Nga tabela shohim ndikimin e madh të ujitjes tek kultura e misrit,ku rendimenti i misrit dyfishohet,këto shënime janë për vitet me reshje mesatare.
UJITJA E PATATES
Patatja është bimë e cila kultivohet në përmasa të mëdha në rajonet ku ka ujitje sepse për të arrit rendimente të larta te kjo kulture është më se i domosdoshëm uji.Bima e patates kryen normalisht veprimtarinë e saj kur indet e sajë janë të furnizuar mirë me ujë.
Uji është një nga faktorët kryesorë të prodhumit të patatës mungesa e të cilit ndikon në uljen e prodhimit.Nga e gjith sasia e ujit që merr bima vetëm 5 % të tij shfrytëzohet për rritjen e bimës,95% të ujit shkon në ajër përmes transpiracionit.
Shpenzimi ditor i patates për ujë gjatë fazës së rritjes së tuberëve (kërtollave) është 3,5 deri në 4 mm.
Patatën duhet ujitur 4-5 herë me norma të ujitjes prej 30- 40 mm ose 300-400 m3/ ha
Për të fituar rendiment të lartë dhe stabil,përveç ujit,duhet aplikuar edhe masa tjera bashkëkohore agroteknike.
Eksperienca e deritanishme e prodhuesve të patatës në kët rajon,ka treguar se pa ujitje mundë të arrihet rendiment prej 1 vagoni për ha derisa me ujitje 3 vagonë e më tepër,
Ku bima e patatës me këto rezultate eshtë shumë rentabile.
Ujitja e patatës mundë të bëhet përmes brazdave dhe me shi artificial.Ujitja me shi artificial ka dhënë rendimente më te mira ne krahasim me ujitjen me brazda.
Kur kemi parasysh reshjet gjatë tërë vitit patatës gjatë sezonës vegjetative i mungojnë
1500-2000m3/ ha ujë.
UJITJA E GRURIT
Me ujitjen e grurit ngritet rendimenti i tij rreth 20-30 % në kushte të klimës mesatare
por kjo rritje është edhe më e madhe në rajonet me klimë më të thatë, kjo mvaret nga kushtet klimatike që mbizotrojnë gjatë vjeshtës dhe pranverës.
Kur gjatë pranverës mbizotëron klimë e thatë p.sh-gjatë muajve prill,maj,qershor-rendimentet e grurit janë të përgjysmuara.
Tek gruri mbirja është me randësi të veçantë-vetëm gruri i cili mbin në kohë të volitshme siguron rendiment të mirë .
Lagështia e mjaftueshme gjatë vjeshtës për mbirjen e grurit-siguron rrënjëzim më të mirë
dhe bimë më të qëndrueshme gjatë sezonës së dimrit kur janë temperaturat e ulëta.
Në fazat tjera- faza e ngallimit,formimit të kallit dhe të pjekurisë qumshtore do të ishte
ideale zhvillimi i grurit me lagështi optimale prej 60-70 KFT
Kërkesat e përgjithshme të grurit për ujë sillen ndërmjet 3200 m3/ ha deri në 3660m3/ ha.
Sasi të cilat përputhen me kërkesat e grurit në kushtet tona klimatike.Këto kushte klimatike mvaren nga radhitja e reshjeve dhe tempos së rritjes dhe zhvillimit të grurit.
Në kushtet tona klimatike duhet llogaritur për ujitje vjeshtore- kohen dhe normën e ujitjes
Ujitja para mbjelljes përkatësisht para lavrimit.Me kët rast tokën duhet lagur deri në thellësi 30-40 cm gjë që i përgjigjet normës së ujitjes prej 50-60 mm apo 500-600 m3/ ha
Ujitja pas mjelljes ku bëhet me sasira më të vogla të ujitjes 15-20mm me shi artificial.
Ujitja pranverore
Kjo ujitje preferohet kur dimërat janë të thatë dhe për plotësimin e rezervave të ujit duhet të ujiten me një normë të mjaftueshme per të plotesuar nevojat e bimës per ujë.Preferohet që ujitja e grurit të bëhet para ngallimit dhepas qitjes së kallirit.
Sipas literaturës në bazë të llogaritjes së deficitit të reshjeve del se mungesa e ujit për grurë sillet prej 120-140mm ose 1200m3/ha-1400m3/ha.
Luledielli është bimë me mjaftë levërdi ekonomike, jep rendimente të larta dhe zë vendin e parë ndër bimët vajore,mirëpo rendimente më stabile parashihen me ujitjeLuledielli përdorët si kulturë vajore mirëpo kultivohet edhe për përdorimin e masës së gjelbert .Kjo bime ka sitem të zhvilluar rrënjor dhe shfrytëzon mirë ujin.Gjate zhvillimit luledielli nuk ka shpenzim te barabartë të ujit,gjer ne formim te kokes shpenzon 22,4% te sasis se ujit te gjithmbarshem,prej formimit te kokes e gjeri ne lulzim 60% te sasis se ujit dhe prej lulzimit deri ne vjelje 17,6% të sasis se ujit .Për të fitu rendimente të larta nga kjo bimë lagështia e tokës duhet të jete mbi 70-80% të KFT.Ne raste të thatesise ujitjen e lule diellit e preferojme 3-4 here edhe ate
Ujitja e pare pas zhvillimit te bimes kur ka 5-6 gjethe
Ujitja e dyte duhet te bëhet kur ka filluar te formohet koka e lule diellit
Ujitja e tretë ne fillim te lulzimit dhe eventualisht
Ujitja e katërt gjatë mbushjes së kokrrës.
Për kushtet tona me teper perdoren dy ujitje dhe ate
Të paren duhet bere ne fazen e formimit te kokes,
Të dytën ne fazen e lulzimit të plote.
Me përdorimin e masave te duhura agroteknike dhe me ujitje tek luledielli rendimentet munde të rriten per 2,5 here me teper ne krahasim me rendimentet ku nuk është perdorur ujitja.Luledielli munde tejep rezultate te sukseshme me ujitje me shi artificial dhe me ujitje me brazda., mirepo ujitja me shi artificial favorizon zhvillimin e disa paraziteve per shkak se rritet lageshtia relative e ajrit andej si me e preferueshme eshte ujitja me brazda.
Gjate ujitjes se lulediellit preferohet që të mos aplikojmë ujitje në mesdite kur temperaturat jane te larta.
Ujitja e Lulediellit
Luledielli është bimë me mjaftë levërdi ekonomike, jep rendimente të larta dhe zë vendin e parë ndër bimët vajore,mirëpo rendimente më stabile parashihen me ujitjeLuledielli përdorët si kulturë vajore mirëpo kultivohet edhe për përdorimin e masës së gjelbert .Kjo bime ka sitem të zhvilluar rrënjor dhe shfrytëzon mirë ujin.Gjate zhvillimit luledielli nuk ka shpenzim te barabartë të ujit,gjer ne formim te kokes shpenzon 22,4% te sasis se ujit te gjithmbarshem,prej formimit te kokes e gjeri ne lulzim 60% te sasis se ujit dhe prej lulzimit deri ne vjelje 17,6% të sasis se ujit .Për të fitu rendimente të larta nga kjo bimë lagështia e tokës duhet të jete mbi 70-80% të KFT.Ne raste të thatesise ujitjen e lule diellit e preferojme 3-4 here edhe ate
Ujitja e pare pas zhvillimit te bimes kur ka 5-6 gjethe
Ujitja e dyte duhet te bëhet kur ka filluar te formohet koka e lule diellit
Ujitja e tretë ne fillim te lulzimit dhe eventualisht
Ujitja e katërt gjatë mbushjes së kokrrës.
Për kushtet tona me teper perdoren dy ujitje dhe ate
Të paren duhet bere ne fazen e formimit te kokes,
Të dytën ne fazen e lulzimit të plote.
Me përdorimin e masave te duhura agroteknike dhe me ujitje tek luledielli rendimentet munde të rriten per 2,5 here me teper ne krahasim me rendimentet ku nuk është perdorur ujitja.Luledielli munde tejep rezultate te sukseshme me ujitje me shi artificial dhe me ujitje me brazda., mirepo ujitja me shi artificial favorizon zhvillimin e disa paraziteve per shkak se rritet lageshtia relative e ajrit andej si me e preferueshme eshte ujitja me brazda.
Gjate ujitjes se lulediellit preferohet që të mos aplikojmë ujitje në mesdite kur temperaturat jane te larta.
Kultura |
Nevojat e pergjithshme per ujë | Mungesa e ujit gjat vegjetacionit |
Gruri | 3200-3660 m3per ha | 1200-1400 m3per ha |
Misri | 4500-5300 m3per ha | 1500-2500 m3per ha |
Panxharsheqeri | 5000-6000 m3per ha | 2000-4000 m3per ha |
Lule dielli | 4000-5000 m3 per ha | 2000-2500 m3per ha |
soja | 4200-5800 m3per ha | 2000-2500 m3per ha |
jonxha | 6800-9200 m3per ha | 5000-6000 m3per ha |
duhani | 2400-3000m3per ha | 1200-1600 m3per ha |
livadhet | 6500-8000 m3per ha | 4000-5000 m3per ha |
Tabela në të cilën janë paraqit nevojat e kulturave lavertare per ujë.