Uji i Badocit i ndotur

Autori:Avdyl Pajaziti

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës në bashkëpunim me ekspertë nga Finlanda, përkatësisht profesorë të Universitetit të Savonias për Shkenca Aplikative, ka organizuar një punëtori në fushën e ujërave.

Të punësuar në institucione kosovare të kësaj fushe patën rastin të dëgjojnë ligjërata nga Eero Antikainen, Laura Lankinen dhe Ardita Hoxha-Jaha nga Departamenti i Inxhinierisë Mjedisore nga ky universitet i njohur finlandez, lidhur me sigurinë e ujit të pijes, trajtimin e ujërave të zeza, rreth kontaminimit të tyre nga minierat, bujqësia etj.

Ilir Morina, kryeshef i AMMK-së,  duke  folur për gjendjen e ujërave të Kosovës duke thwnw se se shumica e lumenjve të Kosovës janë të ndotur, megjithëse gjendja nuk është alarmante.

“Në përgjithësi, lumenjtë e Kosovës janë të ndotur. Me asnjë lumë, pothuajse nuk jemi të kënaqur pasi veprimtaritë e njeriut kanë ndikuar, sidomos derdhja e kanalizimeve që bëhet pa një trajtim paraprak të ujërave të zeza”, shprehet Morina.

Sipas një studimi për cilësinë e ujit të Badocit, nga i cili furnizohet një pjesë e kryeqytetit, i cili u prezantua në këtë punëtori, ka dalë se uji i këtij liqeni akumulues është i ndotur, përfshirë nga ujërat e zeza të fshatrave të afërta që derdhen këtu.

Profesorët e Universitetit të Savonias, të shoqëruar dhe nga kryeshefi i AMMK-së janë pritur gjithashtu në takim nga ministri i Mjedisit, Ferid Agani.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/uji-i-badocit-i-ndotur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala