Ujësjellësit rajonalë shtojnë masat e sigurisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Të gjithë ujësjellësit rajonalë të Kosovës kanë rritur masat e sigurisë tash e disa javë,

Shumica e kompanive rajonale të ujësjellësve, po ruhen me numër më të madh të rojave dhe të kamerave.

Arsye për këtë, sipas udhëheqësve të këtyre kompanive, janë raportimet në medie për rrezikun nga sulme të ndryshme. Në Prishtinë, masat e sigurisë janë shtuar qysh para një muaji.

Këtë e ka thënë të dielën për gazetën kryeshefi ekzekutiv i KUR ‘Prishtina’ Gjelosh Vataj. Ka thënë se nuk ka pasur ndonjë kërcënim apo informatë lidhur me ndonjë sulm të mundshëm, shkruan sot Koha Ditore

Masat e sigurisë janë shtuar edhe në Gjilan. Mirëpo, në këtë Komunë, ato nuk janë shtuar para arrestimit të 5 të dyshuarve për terrorizëm në liqenin e Badovcit.

Ndërkaq, masat e sigurisë janë shtuar edhe në Pejë e Gjakovë. Në kompaninë “Radoniqi” në Gjakovë, masat janë shtuar qysh para 3 javësh.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ujesjellesit-rajonale-shtojne-masat-e-sigurise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala