Ujësjellësi dhe “Termokosi” falin 26 milionë euro borxh

Autori:Gazeta Fjala

Ndërmarrjet publike të Prishtinës kanë përpiluar listat e konsumatorëve borxhlinj që do t’iu falen borxhet deri në fund të fitit 2008. Në këtë mënyrë ngrohtorja e qytetit “Termokos” do të falë mbi 11 milionë euro, teksa borxhi që qytetarët i kanë kësaj ndërmarrjeje është 18 milionë euro.

Ndërkaq ujësjellësi rajonal KUR ‘Prishtina’ do të falë rreth 15 milionë euro, përderisa borxhi total që qytetarët i kanë Ujësjellësit është 55 milionë euro.

Në KUR ‘Prishtina’ kanë bërë të ditur se tashmë listat janë përpiluar. E njëjta gjë është bërë edhe në “Termokos”, ndonëse procesi është përcjellë me konflikt ndërmjet menaxhmentit./Koha.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ujesjellesi-dhe-termokosi-falin-26-milione-euro-borxh/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala