UEFA me dy standarde, i njëjti skenar dhe Rusia merr pikët, Shqipëria jo

Autori:Avdyl Pajaziti

Komisioni i disiplinës në UEFA nuk ka dalë nga parashikimet duke i dhënë fitoren 3-0 në tavolinë kombëtares ruse për ndeshjen me Malin e Zi, e ndërprerë në minutën e 69 për shkak të dhunës së tifozerisë malazeze. 

 Disiplinori i UEFA-s ka vendosur gjithashtu që kombëtarja e Malit të Zi të luajë pa tifozë ndeshjen e ardhshme dhe gjobiti federatën e futbollit të këtij shteti me 50 mijë euro për sjelljen e dhunshme të tifozëve vendas në stadiumin e Podgoricës.

Nuk i ka shpëtuar dënimit edhe federata ruse e cila është gjobitur me 25 mijë euro për sjelljet jo korrekte të tifozëve të saj.

Institucioni më i lartë i futbollit europian tregoi edhe njëherë se komisionet e tij veprojnë me 2 standarde për çështje të ngjashme.

I mbylli sytë para dhunës se tifozëve serbë ndaj lojtarëve të përfaqësueses tonë në stadiumin e Beogradit dhe i mohoi fitoren në tavolinë kombëtares shqiptare, ndërkohë që i dha atë që meriton federatës ruse, e cila është shumë herë më e madhe dhe me më shumë influencë se e jona kur vjen koha e zgjedhjeve në UEFA.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/uefa-me-dy-standarde-i-njejti-skenar-dhe-rusia-merr-piket-shqiperia-jo/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala