UEFA i “heq” Serbisë 6 pikë?

UEFA në faqen e saj zyrtare uefa.com në rënditjen e grupit I, ka pasqyruar një situatë jo siç e dimë ne.
Sipas tabelës së Grupit I në uefa.com, Serbia rënditet e fundit në grup me -2 pikë, bdërsa më poshtë shpjegohet se kombëtares serbe i janë hequr 6 pikë, transmeton Albeu.com.
Siç dihet, Komisioni i Disiplinës i dhuroi fitoren me Shqipërinë dhe më pas i hoqi 3 pikë Serbisë.
Me shumë mundësi bëhet fjalë për gabim teknik, por në rrjetet sociale përflitet që kjo mund të jetë edhe pasqyrim i vendimit të ri për ndeshjen Serbi-Shqipëri, që mund tia riheq pikët Serbisë.