UÇK: Ushtarët tanë nuk janë dorëzuar

Autori:Avdyl Pajaziti

Ushtria Çlirimtare Kombëtare ka bërë të ditur se pjesëtarët e saj nuk janë dorëzuar ashtu siç kanë deklaruar policia maqedonase.

Përmes një komunikate lëshuar nga UÇK, në emër të Shtegtarit të Lirisë thuhet se deklarimet se pjesëtarë të kësaj trupe janë dorëzuar janë mashtrime të shtetit maqedon.

Komunikata e plotë e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare:

 

Informatat që po qarkullojnë se djemtë tanë janë dorëzuar janë të pa sakta që vinë nga Qeveria Sllavo-maqedonase që po mundohen të fitojnë betejën me skanime të tillë. Djemtë tanë janë shumë të fuqishëm sa që nuk ka kush që do t’i ndal deri në realizimin e ëndrrës shekullore Shqipëri Etnike. Shtegtarët e Lirisë janë të fuqishëm s’ka kush që i dorëzon këta trima sepse aty gjinden një ushtri e fuqishme me djem besnik dhe me përvoja nga tri luftëra çlirimtare me emblemën e pa thyeshme UÇK që çdo betejë e kanë fituar si në 2001 edhe tani po e tregojnë fuqinë e tyre edhe me të përgatitur. Prandaj lufta vazhdon deri në qëllimin e përbashkët Ribashkimin e trojeve Shqiptare .

Rroftë Kombi Shqipëtar

Ushtria Çlirimtare Kombëtare

Me respekt Shtegtari i Lirisë

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/uck-ushtaret-tane-nuk-jane-dorezuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala