UÇK merr përsipër sulmin në Qeverinë e Maqedonisë

Autori:Zekirja Shabani

Sulmi ndaj Qeverisë së Maqedonisë me granatë tre ditë më parë sërish ka nxjerrë në sipërfaqe autorët e ngjajshëm të deklaruar dy muaj më parë për sulmin e fundit.

Dhe sërish një komunikatë e shpërndarë me logon e UÇK-së, ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ndodhi të premten më 10 prill rreth orës 21.00, kur një granatë e hedhur u gjetë disa metra afër Qeverisë dhe që ishte shkrepur pranë parkut të Qeverisë. Granata sipas policisë kishte ardhur nga drejtimi i pjesës tjetër të lumit Vardar apo nga ura “Goce Dellçev”, raporton Ina.

Edhe kjo komunikatë e përpiluar me disa rreshta si person përgjegjës ka komandantin me nofkën “Kushtrimi”. Komunikata e fundit e njohur me të njejtën nofkë doli se kishte kopjuar nënshkrimin e Presidentit të Bankës Evropiane dhe se kjo kishte pëbërë një skandal që pushtoi mediat.

uck

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/uck-merr-persiper-sulmin-ne-qeverine-e-maqedonise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala