U vetëvra pasi nuk i ecte biznesi

Autori:Avdyl Pajaziti

Një burrë në qytetin e Shkodrës i ka dhënë fund jetës së tij rreth orës 20:30 të ditës së djeshme.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është 59-vjeçar me inicialet L.N., me banim në fshatin Mjedë, në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Familjarët bëjnë me dije se kohët e fundit, i ndjeri ka qenë shumë i ngarkuar nga ana psikologjike për shkak se biznesi i tij nuk ecte. Dyshohet që kjo arsye dhe stresi i përjetuar gjatë kohëve të fundit, të jetë bërë shkak i këtij akti fatal.

Krimi është kryer në banesën e 59-vjeçarit, ku edhe janë gjetur një armë zjarri pushkë model 63 me krehërin me 17 fishekë, me qytë dhe tytë të prerë, që u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/u-vetevra-pasi-nuk-i-ecte-biznesi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala