U nënshkruan kontratat me 62 përfituesit e serrave

Autori:Avdyl Pajaziti

Komuna e Mitrovicës, përmes Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, ka përzgjedhur 62 fermerë përfitues të serrave, me të cilët sot u nënshkruan kontratat.

Me rastin e nënshkrimit të kontratave, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, u garantoj fermerëve se do të jetë në shërbim të atyre që punojnë. “Më vjen mirë që jam në mesin tuaj, në mesin e njerëzve më fisnik që me punën dhe djersen e tyre krijojnë të ardhura për familjet e tyre. Ju garantoj se ai që e donë punën, unë do t’ia jap hapësirën dhe do ta mbështesë në zhvillimin e biznesit të tij”, tha Bahtiri.

Ai më pas i njoftoj ata edhe për disa projekte që janë në plan të realizohen në të ardhmen në këtë fushë, duke shtuar se do të angazhohet që të tërheq edhe donacione nga të tjerët për zhvillimin e bujqësisë në Komunë.

Drejtori i bujqësisë, Nasuf Aliu, tha se qëllimi i projektit për dhënien e serrave është që të bëhen hapa pozitiv në zhvillimin e bujqësisë, duke ndihmuar fermerët.

Sipas tij projekti për 62 serra, 55 prej të cilave për hapësirën prej gjysmë ari tokë bujqësore, ndërkaq 7 të tjera për nga një ari tokë, i ka kushtuar Komunës mbi 40 mijë euro,ndërsa nga fermerët participimi është 10, 350 €, gjithsej projekti 50,350 €, ose  në total për vitin 2015 është mbi 40 ari sipërfaqe e re me serra.

Aliu tha se puna e përfituesve të serrave do të monitorohet nga kjo drejtori, në mënyrë që ai që ka përfituar të ndihet edhe përgjegjës për punën e tij.

Njëherësh, duke folur për punën e drejtorisë të cilën e drejton, ai përmendi shpërndarjen e farës së grurit që u bë javën e kaluar po ashtu për 62 fermerë, pastaj edhe disa projekte të tjera të kësaj drejtorie për të ardhmen, për sektorë të ndryshme, si për bujqësi, blegtori, bletari etj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/u-nenshkruan-kontratat-me-62-perfituesit-e-serrave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala