U bë siç tha Rakiq, barrikada s’u hoq

Autori:Avdyl Pajaziti

Barrikada në formë të parkut e vendosur nga serbët në urën kryesore të Ibrit, e cila Mitrovicën e ndan në dy pjesë, në veri dhe në jug, nuk është larguar as të shtunën. Zyra e BE-së në Kosovë ka mbajtur premtimin dhe saktësisht në orën 16:00, të shtunën, ka filluar vendosjen e mburojave të metalta në të dy anët e urës. Për këmbësorët është lënë një korridor në pjesën e majtë të urës.

“Parku i paqes”, i emërtuar nga serbët pas vendosjes se tij në vend të barrikadës me zhavorr dhe të përforcuar me beton, ka mbetur pa u prekur.

Ai do të qëndrojë për shumë kohë, ndoshta edhe nuk do të largohet kurrë, edhe gjatë punimeve që do të bëhen në rivitalizimin e urës.

Në fakt, është bërë ashtu siç ishte zotuar kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

Rakiq ka porositur nga Beogradi, të shtunën në mëngjes, se ura do të mbyllet, por “Parku i paqes” nuk do të hiqet. Këto fjalë të tij kishin mbjellë siguri të serbët e veriut të Mitrovicës, të cilët për dallim nga shqiptarët nuk janë dukur fare pranë urës/Zeri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/u-be-sic-tha-rakiq-barrikada-su-hoq/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala