Twitter mbyll 10 mijë profile të…

Autori:Avdyl Pajaziti

Rrjeti i famshëm i mediave sociale Twitternjoftoi dje se brenda një dite, në datën 2 prill, ka bllokuar gati 10 mijë profile, të lidhura sipas të gjitha gjasave me ekstremizmin islamik.

Menaxherët e medias sociale vendosën ta hedhin këtë hap, pas pikasjes së disa mesazheve, që përmbanin sipas tyre “kërcënime të dhunshme”. Lajmin e bëri të ditur e përditshmja prestigjioze amerikane “New York Times”, e cila saktësonte megjithatë se, verifikimi i pavarur i këtyre pohimeve nuk ka qenë i mundur, sepse edhe të dhënat e ofruara prej rrjetit në fjalë nuk bëhen publike.

Megjithatë, nëse vërtetohet, ky do të jetë aksioni më i madh i ndërmarrë ndonjëherë ngaTwitter kundër Shtetit Islamik, që në pohimet e disa ekspertëve rezulton të ketë të paktën 90 mijë profile simpatizantësh apo edhe anëtarësh të grupit ekstremist. Lëvizja në fjalë ka mbërritur pas një vale kritikash të ashpra të drejtuara rrjetit social dhe menaxherëve të tij, të cilët akuzohen se kanë lejuar Shtetin Islamik që të shfrytëzojë internetin për përhapjen e videove dhe mesazheve të propagandës së tij të mbushur me dhunë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/twitter-mbyll-10-mije-profile-te/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala