TVSH ulet në 8 për qind për mallrat elementare

Autori:Avdyl Pajaziti

​Ministria e Financave ka propozuar që norma e TVSH-së prej 16 për qind të zvogëlohet në 8 për qind për mallrat elementare si buka, kripa , vaji, që të ndikojë edhe në uljen e çmimeve të shërbimeve të ngrohjes, energjisë dhe ujit.

Krejt këto ndryshime do të bëhen me qëllim të përmirësimit të ambientit për bërje biznes dhe lehtësimin e jetesës së qytetarëve.

Kështu ka thënë ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili ka prezantuar sot para përfaqësuesve të biznesit dhe shoqërisë civile, ndryshimet ligjore të projekt ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), projektligjin për të ardhurat personale (TAP) dhe projektligji për Tatimi në të ardhurat e korporatave (TAK).

Ai po ashtu ka thënë se ndryshim tjetër shumë i madh do jetë heqja e TVSH-së të linjave të prodhimit të makinerisë prodhuese, e që kjo do të bëhet me udhëzim administrativ.

Sipas tij, do të ketë ndryshime edhe në ligjet mbi të ardhurat në korporata dhe në të ardhurat personale.

Ai po ashtu ka thënë se janë dy ndryshime kryesore që po i bëjnë në këtë Ligj, është ulja e pragut të TVSh-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tvsh-ulet-ne-8-per-qind-per-mallrat-elementare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala