TVSH-ja rritet në 18 për qind

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Kosovës ka aprovuar të martën një pako fiskale, nëpërmjet së cilës ka rritur normën standarde të tatimit mbi vlerën e shtuar, ka lënë të njëjtën shkallë të tatimit në pagë dhe ka prekur edhe në tatimin në të ardhurat e korporatave.

E ka bërë këtë nëpërmjet ndryshimeve në tri ligje, kopjet e të cilave i ka siguruar gazeta Koha Ditore.

Kësisoj, element kryesor i Projektligjit për TVSH-në është përshkallëzimi i kësaj takse për produkte dhe shërbime të caktuara, pastaj zbritja e pragut të TVSH-së për bizneset, dhe lirime të caktuara për linjat e prodhimit.

“TVSH-ja ngarkohet me normën standarde prej 18 për qind”, është përcaktuar në nenin 26 të Projektligjit, ndryshe nga norma aktuale standarde që është 16 për qind.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tvsh-ja-rritet-ne-18-per-qind/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala