TVSH-ja nuk do të paguhet më në kufi dhe atë s’do ta mbledhë dogana

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se brenda tri vitesh do të ngriten kapacitetet administrative për zhvendosjen graduale të grumbullimit të TVSH-së (Tatimit në Vlerën e Shtuar) nga kufiri në brendi të vendit, pas shitjes së mallrave. “Kjo do të lehtësojë barrën e bizneseve dhe do të rrisë likuiditetin e tyre”, ka vlerësuar qeveria.

 

Në këtë drejtim, vazhdimësia e reformimit të dy organeve kryesore për grumbullimin e të hyrave, Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganës së Kosovës, do të bëhet me qëllim të krijimit të lehtësirave për komunitetin e biznesit nëpërmjet komunikimit dhe dialogut publiko-privat dhe promovimit të konkurrencës së drejtë në treg, duke trajtuar të gjitha subjektet juridike në mënyrë të barabartë.

“Planifikohet që gjatë mandatit të ardhshëm të bëhet unifikimi i këtyre dy administratave në një Agjenci të përbashkët për grumbullimin e të hyrave tatimore në vend”, ka konstatuar qeveria.

Sipas ekzekutivit të vendit, shkrija e ATK-së dhe Doganës në një autoritet të vetëm te të hyrave do të bëhet në harmoni me proceset e integrimit, meqë tarifat doganore do të eliminohen me shumicën e partnerëve kryesorë tregtarë të Kosovës pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe ratifikimit të marrëveshjeve për tregti të lirë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tvsh-ja-nuk-do-te-paguhet-me-ne-kufi-dhe-ate-sdo-ta-mbledhe-dogana/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala