Tusk përkrah Kosovën në rrugën integruese evropiane

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, u takua në Nju Jork me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk. Ky i fundit shprehu përkrahje për rrugën integruese evropiane të Kosovës.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa theksoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, reforma të gjithmbarshme dhe fuqizim të shtetit ligjor.

Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, Mustafa veçoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për proceset eurointegruese, duke theksuar se Kosova i ka përmbushur kriteret për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe për liberalizimin e vizave, dhe se tashmë pret finalizimin e këtyre dy proceseve.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, vlerësoi progresin në Kosovë si dhe hapat e ndërmarrë për zhvillimin e vendit.

Presidenti Donald Tusk shprehu përkrahje për rrugën integruese evropiane të Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tusk-perkrah-kosoven-ne-rrugen-integruese-evropiane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala