Turqia vret 200 ekstremistë në përgjigje të sulmit në Stamboll

Autori:Avdyl Pajaziti

Turqia ka sulmuar pozicionet e militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak duke përdorur tanket dhe artilerinë e rëndë, në shenjë kundër përgjigjeje ndaj shpërthimit kamikaz që goditi Stambollin.

Autoritetet njoftuan se nga sulmi kanë mbetur të vrarë më shumë se 200 ekstremistë të organizatës terroriste. Për mediat u prononcua edhe kryeministri i vendit, Ahmet Davutoglu. Ai tha se kjo ishte një përgjigje e shtetit turk ndaj terrorizmit, duke shtuar se në javët në vijim, Ankaraja mund të lansojë edhe sulme ajrore.

Nga shpërthimi kamikaz në Stamboll humbën jetën 11 persona, ku pjesa më e madhe e tyre ishin shtetas gjermanë. Sulmi u ekzekutua nga një shtetas që vinte nga Arabia Saudite, i quajtur Nabil Fadli.

Ai kishte hyrë në Turqi përmes Sirisë duke u regjistruar si një refugjat. Pas hetimeve, autoritetet konfirmuan se ai ishte një militant i Shtetit Islamik. Autorësia e sulmit u mor përsipër edhe nga vetë organizata terroriste nëpërmjet një postimi në internet

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/turqia-vret-200-ekstremiste-ne-pergjigje-te-sulmit-ne-stamboll/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala