Turqia “shpëton” Greqinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Partisë Demokratike Popullore pro-kurde (HDP), në provincën e Izmirit, Ertuğrul Kürkçü, në një konferencë për shtyp në Ankara ka thënë se Turkia ose duhet ta marrë përsipër borxhin prej 1.6 miliardë eurove të Greqisë ndaj FMN-së, ose të lejojë një kredi me zero interes.

“Turqia mund të marrë përsipër që të paguaj borxhin e Greqisë ndaj FMN-së prej 1.6 miliardë eurove. Është ndihma më e madhe që Turqia mund të bëjë për fqinjin e saj në këto kohëra të vështira. Në shkëmbim, përfiton miqësinë e popullit grek, duke e shndërruar Detin Egje në det që simbolizon paqen”, ka thënë Kürkçü gjatë konferencës për shtyp, të hënën, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se presioni i Gjermanisë, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi Syriza-n, bëhet për të mbrojtur interesat e veta financiare, dhe jo Greqinë. Sipas tij, këto veprime janë në kundërshtim me parimet e Bashkimit Evropian.

“Ndihmat humanitare që Turqia ka lejuar në vitin 2013 kanë qenë 19 milionë dollarë. Një ndihmë e tillë mund të lejohet për Greqinë si kredi me zero interes”, ka shtuar Kürkçü. /Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/turqia-shpeton-greqine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala