Turqia rrëzon një avion në kufi me Sirinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Autoritetet turke kanë njoftuar për rrëzimin e një avioni të paidentifikuar që kishte shkelur në hapësirën e saj ajrore në afërsi të kufirit me Sirinë.

“Sot, një avion i paidentifikuar se cilit shtet i përket po lëvizte brenda hapësirës tonë ajrore në afërsi të kufirit me Sirinë. Kur ai vazhdoi të lëvizë pavarësisht paralajmërimeve tona, avioni ynë në misionin e patrullimit në kufi ka qëlluar atë brenda rregullave të angazhimit”, thuhet në njoftimin e autoriteteve turke.

Ndërkohë, sipas medieve turke është rrëzuar një avion pa pilot që mund t’i përkasë Sirisë. Por, ende nuk ka detaje më të detajuara në lidhje më këtë ngjarje. Trupat e Bashar al Assad-it dihet që përdorin këto mjete për të goditur nga ajri objektivat rebele dhe ato të ISIS-it.

Prej ditësh, Rusia është angazhuar ushtarakisht në përkrahje të Basha al Assad-it dhe kundër ISIS-it dhe në të paktën 4 raste, avionët e Moskës kanë shkelur hapësirën ajrore turke.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/turqia-rrezon-nje-avion-ne-kufi-me-sirine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala