Turqia pretendon se rusët i’a kanë shkelur hapësirën ajrore

Zyrtarët turk janë shprehur se një avion rus ka shkelur hapësirën ajrore të saj dhe për këtë qëllim ka thirrur ambasorin rus në Ankara.
Ministria e jashtme ka thënë se avioni rus SU-34 e ka cenuar hapësirën ajrore turke të premtën, pavarësisht paralajmërimeve të shumta të dhëna na gjuhën ruse dhe angleze, transmeton Klan Kosova.
Tensionet kanë qenë të larta në mes të Ankaras dhe Moskës që prej nëntorit, kur Turqia kishte shtënë mbi një avion rus që kishte cenuar hëpsirën ajrore të tyre.