Turqia premton përkrahje për FSK-në

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli u prit në një takim zyrtar nga homologu i tij turk, Ismet Yilmaz, nga i cili kërkoi që Turqia të vazhdojë përkrahjen për Kosovën dhe FSK-në në anëtarësimin e saj në organizatat rajonale të sigurisë

Kurse, Yilmaz u zotua se shteti i tij do të ndihmojë FSK-në në të ardhmen në të gjitha drejtimet, thuhet në njoftimin për media të kësaj ministrie.

“Ministri i FSK-së, Demolli kërkoi nga ai që të vazhdojë përkrahjen dhe mbështetjen e Kosovës dhe FSK-së në anëtarësimin në organizatat rajonale të Sigurisë. Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Yilmaz premtoi se Turqia do ta ndihmojë FSK-së edhe në të ardhmen në të gjitha drejtimet, qoftë me ngritjen profesionale të kuadrove përmes arsimimit dhe trajnimeve, qoftë përmes donacioneve”, thuhet në njoftimin e MFSK-së.

Gjatë qëndrimit në Turqi, ministri Demolli pritet të takohet edhe me personalitete të tjera të larta ushtarake, si dhe do të vizitojë akademitë dhe shkollat ushtarake dhe kadetët e FSK-së, të cilët po studiojnë në Turqi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/turqia-premton-perkrahje-per-fsk-ne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala