Turqia premton mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Turqisë, Songül Ozan.

Selimi e falënderoi ambasadoren Ozan për mbështetjen dhënë Kosovës gjatë mandatit të saj.

Ai i vlerësoi lartë marrëdhëniet me Ankaranë duke theksuar se Turqia mbetet ndër investitorët më të mëdhenj në Kosovë dhe shtoi se dy vendet gëzojnë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm edhe në segmente të tjera, duke nënvizuar projektet në restaurimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë, por edhe në fushat e diplomacisë publike dhe asaj digjitale.

Ambasadorja turke në Kosovë, Songül Ozan, potencoi ndihmën e vazhdueshme të Turqisë dhënë anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe në organizata të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/turqia-premton-mbeshtetje-per-anetaresimin-e-kosoves-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala