Turqia po ndërton murin me Sirinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Mediat turke raportojnë se Turqia ka filluar ndërtimin e një muri 45 kilometra të gjatë, përgjatë kufirit të saj me Sirinë.
Agjencia lajmeve turke Dogan ka raportuar se 12 kilometra pengesë tashmë janë ngritur në fshatin Reyhanli, në provincën Hatay- pika kryesore e kontrabandës për në Siri. Autoritetet nuk kanë komentur menjëherë për këto raportime.
Turqia ka rritur sigurinë e saj përgjatë kufirit me Sirinë, për të parandaluar që luftëtarët e huaj të hyjnë nga Siria dhe ka ndaluar që militantët të kalojnë përmes Turqisë për në Siri. Turqia ka kryer një seri të sulmeve ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri pas një sulmi vetëvrasës me bombë në Turqi, ku u vranë 32 persona. Grupi militant Shteti Islamik u fajësua për këtë sulm.(rel)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/turqia-po-nderton-murin-me-sirine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala