Turqia, në 2016 me gaz rus

Autori:Avdyl Pajaziti

Gazsjellësi i ri “Turkish Stream” , i projektuar për furnizimin e Turqisë me gaz rus dhe për kompensimin e braktisjes së projektit “South Stream” do të jetë funksional që prej dhjetorit 2016, njofton gjiganti rus i gazit Gazprom.

“Një marrëveshje u arrit për shfrytëzimin dhe fillimin e lëvrimeve të gazit në dhjetor të vitit 2016”, deklaroi kreu i Gazprom, Alexei Miller.  Gazsjellësi “Turkish Stream” pritet të realizojë kompensimin e braktisjes së papritur të ”South Stream” që është një projekt i mëparshëm i gazsjellësit që do të furnizonte me gaz pjesën jugore të Evropës, duke kaluar nën Detin e Zi dhe duke anashkaluar Ukrainën.

Gjiganti rus i gazit kishte nënshkruar një marrëveshje me kompaninë shtetërore turke ”Botas” për ndërtimin e një rrjeti me një kapacitet prej 63 miliardë metra kub, e njëjta sasi që ishte parashikuar nga ”South Stream”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/turqia-ne-2016-me-gaz-rus/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala