Turqia interesohet për sistemin bankar të Kosovës

Autori:Zekirja Shabani

Qeveria e Turqisë, ka shprehur interesimin e theksuaar përmes përfaqësueses diplomatike në ttregun bankar të Kosovës.

Të martën Songül Ozan, ambasadore e  Republikës së Turqisë në Kosovë ka qëndruar për vizitë në Bankën Qëndrore të Kosovës, ku është takuar me guvernatorin Bedri Hamza.

Në një njoftim për medie të BQK-së thuhet se guvernatori e njoftoi ambasadoren Ozan  për  zhvillimet ekonomike e financiare në Kosovë, me theks të veçantë për industrinë bankare, industrinë e sigurimeve  dhe   për sfidat nëpër të cilat ka kaluar ky sistem.

“Më këtë rast Guvernatori përmendi praninë e bankave dhe të kompanive të sigurimeve me kapital turk në Kosovë, të cilat janë duke dhënë një kontribut të vazhdueshëm në zhvillimet e këtyre fushave”, thuhet në njoftim.

Hamz ka ofruar mbështetjen  e bizneseve  nga Turqia, të cilat janë duke dhënë në zhvillimin e ekonomik  me praninë e tyre me theks të veçant në  sektorin bankar dhe atë të sigurimeve.

Ndërkaq, ambasadorja Ozan  ska falënderuar Guvernatorin për informimin gjithëpërfshirës dhe të detajuar për sektorin financiar  si  dhe potencoi rëndësinë e nevojës për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin midis institucioneve përkatëse të Turqisë  dhe Kosovës. Të dyja palët u dakorduan edhe për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë midis institucioneve të Kosovës dhe Turqisë.

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/turqia-interesohet-per-sistemin-bankar-te-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala