Turqia i jep mbështetje Mustafës për UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa është takuar në selinë e Kombeve të Bashkuara me homologun e Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe ministri Bekim Çollaku, kryeministri Mustafa, e njoftoi homologun turk për arritjet në Kosovë, në shumë fusha.

Kryeministri Isa Mustafa kërkoi mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, Mustafa shprehu vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, vlerësoi të arriturat në Kosovë, si dhe maturinë dhe vizionin e dëshmuar nga Kosova në proceset e fundit që lidhen me bashkëpunimin rajonal.

Kryeministri Davutoglu po ashtu shprehu përkrahje të fuqishme për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, si dhe në hapat e tjerë që lidhen me fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Kryeministri turk po ashtu theksoi vullnetin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/turqia-i-jep-mbeshtetje-mustafes-per-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala