Turqia e kishte paralajmëruar Francën dy herë për sulmet në Paris

Autori:Gazeta Fjala

Një zyrtar turk i ka thënë sot prestigjiozes Guardain se Turqia dy herë rresht i ka informuar autoritet franceze për një sulm të mundshëm dhe ka kërkuar të dhëna për Omar Ismaïl Mostefai– njërin nga kamikazët e tragjedisë në Paris, por autoritet franceze nuk ishin përgjigjur, deri një ditë pas masakrës së Parisit.

“Vetëm pasi ndodhën sulmet në Paris, autoritetet turke morën informata nga francezët rreth Omar Ismail Mostefai”.

Siç shkruan AFP-ja Franca ishte njoftuar edhe nga zyrtarë irakianë se Parisi mund të jetë target i sulmeve nga ISIS-i, por zyrtarët e policisë franceze kishin thënë se nuk i kanë marrë parasysh këto informata, sepse të tilla ata marrin “gati çdo ditë”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/turqia-e-kishte-paralajmeruar-francen-dy-here-per-sulmet-ne-paris/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala