Turqia arreston rreth 600 të dyshuar për terrorizëm

Autori:Avdyl Pajaziti

Turqia ka arrestuar rreth 600 të dyshuar për sulme terroriste ka bërë të ditur kryeministri turk Ahmet Davutoglu këtë të shtune.

Arrestime kanë ndodhur pas bombardimeve që Turqia bëri ISIS në Siri një ditë më parë, pas një konflikti kufitar ku anëtarët e grupit terrorist vranë një ushtar turk dhe plagosën dy të tjerë.

Po këtë javë, një sulm vetëvrasës ka ndodhur në Suruc dhe ka lënë të vrarë rreth 30 persona. Për rastin në fjale qeveria turke kishte akuzuar ISIS, raporton CNN, transmeton Koha.net.

“Nuk do të rrimë të qetë përballë atyre që vrasin policët tanë në gjumë” ka deklaruar Davutoglu.

Sulmet dhe arrestimet e fundit kishin për target edhe Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) pas që Turqia beson se ajo po bashkëpunon me ISIS. PKK po lufton për autonomi nga Turqia që nga 1984.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/turqia-arreston-rreth-600-te-dyshuar-per-terrorizem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala