Turqi: Protestë kundër Gjermanisë për moslejimin e fjalimit të Erdoganit

Autori:Gazeta Fjala

Një gjykatë më vonë ka vendosur që ky ekran mund të përdoret, por vetëm për fjalime të njerëzve që fizikisht janë të pranishëm në tubim.

Ministria e jashtme e Turqisë e ka ftuar të ngarkuarin me punë të Gjermanisë në Ankara, për të protestuar kundër vendimit që presidentit, Recep Tayyip Erdogan, të mos i lejohet mbajtja e një fjalimi nëpërmjet video lidhjes në një tubim në Këln.

Mijëra njerëz janë tubuar dje në Këln për ta kundërshtuar puçin e dështuar në Turqi dhe për të treguar mbështetje për Erdoganin.

Fillimisht policia lokale nuk ka lejuar që organizatorët ta vendosnin një ekran të madh në këtë manifestim.

Një gjykatë më vonë ka vendosur që ky ekran mund të përdoret, por vetëm për fjalime të njerëzve që fizikisht janë të pranishëm në tubim.

Ky vendim ishte konfirmuar nga gjykata më e lartë në Gjermani.

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus, tha sot se ky vendim ishte në kundërshtim me lirinë e shprehjes dhe e ka akuzuar Gjermaninë për “standarde të dyfishta”.

Në Gjermani jetojnë afro 3 milionë turq, që është diaspora më e madhe turke.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/turqi-proteste-kunder-gjermanise-per-moslejimin-e-fjalimit-te-erdoganit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala