Turqi, dy shpërthime në Ankara; të paktën 20 të vdekur

Autori:Gazeta Fjala

Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur këtë të shtunë Ankaranë, të verifikuara gjatë zhvillimit të një parade për paqen.

Agjencia e lajmeve “Dogan” raporton se të paktën 20 persona kanë mbetur të vrarë nga shpërthimet, të ndodhura pranë stacionit qendror.

Ndërkohë, foto të postuara në rrjetet sociale tregojnë trupa të pajetë në vendin e ngjarjes.

Objektiv i shpërthimeve duket se ka qenë një marshim për paqen, që bënte thirrje për dhënien fund të konfliktit me grupin separatist kurd, PKK./Top Channel. 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/turqi-dy-shperthime-ne-ankara-te-pakten-20-te-vdekur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala