Truri me gjuhë njerëzore

Autori:Avdyl Pajaziti

Lindi Annabell, truri i parë artificial që ka mësuar gjuhën njerëzore “duke dialoguar” me njeriun duke filluar nga zeroja, kur ishte një “tabula rasa” e vërtetë.

I përshkruar nga revista “Plos One”, Annabell është krijuar në Itali, nga një grup i Universitetit të Sasarit, i drejtuar nga Bruno Golosio, në bashkëpunim me homologët britanikë të Plymouth University, drejtuar nga Angelo Cangelosi. Annabell (Artificial Neural Network with Adaptive Behavior Exploited for Language Learning – Rrjet artificial neuronesh me sjellje adaptive të shfrytëzueshme për mësimin e gjuhës) është një model i përbërë nga dy milionë neurone artificiale dhe studion me hollësi procese që në tru mundësojnë një funksion kompleks si gjuha.

Ky është një hap i madh përpara duke patur parasysh sesa e vështirë është studimi i këtyre proceseve në një organ të komplikuar si truri njerëzor, i formuar nga rreth një miliard neurone, që komunikojnë përmes sinjaleve elektrike.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/truri-me-gjuhe-njerezore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala