Trump: Unë do t’i ndalja sulmet mbi Kullat Binjake

Autori:Avdyl Pajaziti

“Nëse do të isha president i SHBA-së do të kisha parandaluar sulmet terroriste ndaj dy kullave binjake”.

Kjo është deklarata e kandidatit Republikan, Donald Trump, i cili fajësoi ish-presidentin George W. Bush për sulmet e 11 Shtatorit 2001.

Në një prononcim për “Fox News”, Trump tha se, ngjarjet terroriste nuk do të kishin ndodhur kurrë pasi ai vetë është ekstremist sa i përket imigracionit, ndërsa shtoi se, sulmuesit nuk do të kishin qenë kurrë në pozicion të komandonin fluturimet e SHBA-së.

“Unë jam ekstremist i imigracionit ndërsa shanset janë të mëdha që ata njerëz, as që nuk do të kishin qenë në shtetin tonë”, – tha Trump.

Trump i është drejtuar vëllait të George W. Bush, Jeb Bushit, i cili ka deklaruar se vëllai i tij e kishte mbajtur shtetin e sigurt.

Trump tha se Jeb Bush duhet të ndaloj së mbrojturi vëllain e tij dhe të fokusohet në problemet e veta dhe të gjejë mënyrën se si t’i rregullojë ato.

“Unë nuk jam duke e fajësuar George Bushin, por unë nuk dua që Jeb Bush të thotë se ‘Vëllai im na ka mbajtur të sigurt’. Sulmet e 11 shtatorit ishte një nga ditët më të këqija në krejt historinë e këtij shteti amerikan”,- përfundoi Trump./Mapo

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/trump-une-do-ti-ndalja-sulmet-mbi-kullat-binjake/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala