Triumfon “Birdman”, në Oscars 2015

Autori:Zekirja Shabani

“Birdman” ka mbledhur 4 çmime nga nëntë nominime, “The Grand Budapest Hotel” po ashtu ka fituar 4, derisa “Whiplash” është shpërblyer me 3 çmime.

Filmi “Birdman” ka arritur të shpallet filmi më i mirë i vitit, duke arritur të marrë edhe çmimet kryesore të mbrëmjes, përfshirë filmin më të mirë i vitit dhe regjisorin më të mirë, Alejandro Gonzalez Inarritu.

Filmat e tjerë të nominuar, duke përfshirë “Boyhood” e “American Sniper”, kanë marrë vetëm nga një çmim.’

Këta janë fituesit e mbrëmjes së 87-të të ndarjes së çmimeve Oscar:

Filmi më i mirë: BIRDMAN

Aktori më i mirë: Eddie Redmayne (The Theory of Everything)

Aktorja më e mirë: Julianne Moore (Still Alice)

Aktori më i mirë në rol dytësor: J.K Simmons (Whiplash)

Aktorja më e mirë në rol dytësor: Patricia Arquette (Boyhood)

Filmi i animuar: Big Hero 6

Filmi më i mirë i huaj: IDA

Dokumentari më i mirë: Citizenfour

Regjisori më i mirë: Alejandro Gonzalez Inarritu (Birdman)

Skenari më i mirë Origjinal: Birdman

Skenari më i mirë i Adaptuar: The Imitation Game

Filmi më i mirë i shkurtër: The Phone Call

Kinematografia më e mirë: Birdman

Montazhi më i mirë: Whiplash

Miksimi më i mirë muzikor: Whiplash

Editimi më i mirë i zërit: American Sniper

Efektet vizuele: Interstellar

Regjia artistike: The Grand Budapest Hotel

Kënga më e mirë: Glory (Selma)

Muzika më e mirë origjinale: Alexandre Desplat (The Grand Budapest Hotel)

Kostumografia më e mirë: Milena Canonero (The Grand Budapest Hotel)

Grimi dhe flokët: Frances Hanon & Mark Coulier (The Grand Budapest Hotel)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/triumfon-birdman-ne-oscars-2015/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala