Tri prioritetet e ambasadorit Delawie

Autori:Gazeta Fjala

Ambasadori amerikan në Kosovë, Gregory Delawie, ka thënë se derisa ai të jetë në Kosovë ka tri prioritete, të cilat do të punojë me përkushtim për t’i përmbushur. Ai ka marrë pjesë në një panair të bujqësisë, në fshatin Sllatinë të Zveçanit, të organizuar nga USAID-i, si dhe ka vizituar bibliotekën “Vuk Stefanoviq Karaxhiq” në veri të Mitrovicës, konkretisht këndin amerikan të librit në këtë bibliotekë.

“I kam tri prioritete gjatë qëndrimit dhe prezencës time në Kosovë: i pari është zhvillimi ekonomik. Gjithsesi, dy prioritetet tjera janë sundimi i ligjit dhe gjendja stabile rajonale, që do t’u ndihmojnë edhe juve për të punuar. Ka këtu një potencial të madh në bujqësi dhe Qeveria e SHBA-së, nëpërmes të programit të USAID-it, është shumë e kënaqur që po mund t’u ndihmojë në zhvillimin e sektorit të bujqësisë”, tha ambasadori të premten, transmeton Zeri.

Ndërkaq, bujqit e veriut të Kosovës thanë se nuk kanë asnjë problem me prodhimin dhe plasmanin e prodhimeve në treg, por kanë nevojë që t’u ndihmohet. Njëri prej tyre, Goran Vuçkoviq, kultivues i kërpudhave, nga Leposaviqi, tha se prodhimet i shesin në veri të Kosovës dhe në Prishtinë, ndërkaq Svetozar Bashçareviq, nga Zubin Potoku, pohoi se prodhimet e tij i shet në veri, por shtoi se tani janë hapur mundësi që prodhimet të shiten në gjithë Kosovën./Zeri

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tri-prioritetet-e-ambasadorit-delawie/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala