Tri partitë opozitare po organizohen për protestë

Autori:Avdyl Pajaziti

Opozita është në një front të përbashkët kundër veprimeve të fundit të Qeverisë që lidhen me marrëveshjet me Serbinë. Ato po bëhen gati për një protestë, ndonëse një datë e caktuar për mbajtjen e tyre nuk është caktuar ende, edhe pse paralajmërohet të mbahet shpejt.
Sipas përfaqësuesve të Lëvizjes “Vetëvendosje” nuk ka asnjë gjë kundrejt të cilës duhet vepruar me më shumë urgjencë sesa parandalimi i ndarjes së brendshme të vendit.

Ndërsa, nga AAK-ja thonë se nuk është larg dita e protestave.

“Nisma për Kosovën” deklaron edhe një alternativë qeverisëse që do të ofrohet nga opozita e bashkuar.

Zgjim Hyseni, anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë për gazetën Zëri se arsyeja kryesore e protestave është e lidhur me ndalimin e “Zajednicës”.

“Nuk ka asnjë gjë kundrejt të cilës duhet vepruar me më shumë urgjencë sesa parandalimi i ndarjes së brendshme të vendit”.

Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën thotë se nuk është caktua rende një datë e saktë për organizimin e protestës, por, sipas tij, opozita është duke u konsultuar rreth datës dhe temave të protestës së bashku edhe me shoqërinë civile, e cila ka qenë aktive në kundërshtimin e marrëveshjeve me Serbinë.

Muharrem Nitaj, zëdhënës i AAK-së, ka thëën se ka plot tema për të cilat do të mund të protestohej.

“Por me demarkacionin e kufirit dhe me Asociacionin, kjo Qeveri ia ka vënë kapakun”, thotë Nitaj. Sipas tij, nuk mund të kapërcehen këto tema aq lehtë.

“Dikush po thotë se fjala është për një livadh, po nuk është ashtu. Këta njerëz po tallen me këtë vend, dhe prandaj jemi këtu ku jemi”. /Zëri

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tri-partite-opozitare-po-organizohen-per-proteste/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala