Tri kompani serbe për energji regjistrohen në Kosovë

Autori:Zekirja Shabani

Qeveria e Serbisë ka dhënë pëlqimin për themelimin e shoqërisë ekonomike “Elektro Sever” në pjesën veriore të Mitrovicës, ndërsa Këshilli Ekzekutiv i EPS-së në mbledhjen e tij ka emëruar drejtor të asaj ndërmarrje Boban Novakoviqin.

Kështu, drejtorët e kompanive të EPS-së (Eleketro-Ekonomisë së Serbisë) – “Elektro Sever” (Elektro Veriut), dhe “EPS Trgovine (Tregtisë së Elektro-Ekonomisë së Serbisë) kanë dorëzuar dokumentet në Prishtinë dhe kërkesat për regjistrimin e këtyre ndërmarrjeve, trajton Novostit mbi përmbajtjen e kumtesës së EPS-së.

Marrëveshja për Energjinë, në kuadër të marrëveshjes së Brukselit të datës 25 gusht të këtij viti parasheh që EPS të formojë shoqërinë ekonomike për furnizim me energji elektrike “Elektro Sever”, theksohet në komunikatë.

Marrëveshja e mëparshme mbi energjetikën dhe telekomunikacionin caktonte që EPS-ja të themelojë shoqërinë për tregti me energji elektrike “EPS Trgovina” në pjesën veriore të Mitrovicës.

Pëlqimin për themelimin e “EPS Trgovina” në Mitrovicën e veriut Qeveria e Serbisë e ka dhënë më 30 tetor të vitit 2014 dhe Këshilli Mbikëqyrës i EPS-së kishte emëruar Millovan Vujakoviqin për drejtor të asaj shoqërie ekonomike.

Përkundër të gjitha përpjekjeve të EPS-së, procedura regjistruese në Kosovë për këto ndërmarrje nuk kishte përfunduar, rikujtohet në komunikatë, shkruan Novosti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tri-kompani-serbe-per-energji-regjistrohen-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala