Tri kompani ankohen për tenderin 7.2 milionësh të MSH-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Tri kompani dyshojnë se Ministria e Shëndetësisë ka bërë shkelje ligjore në tenderin për ndërtimin e Klinikës Emergjente në QKUK. Ministria e Shëndetësisë, që udhëhiqet nga Imet Rrahmani, e ka rekomanduar për kontratë kompaninë “Olti Trasing”, e cila kishte ofertuar me 7.2 milionë euro.

Projekti është paraparë të realizohet gjatë tri viteve kalendarike.
Operatorët ankues pretendojnë se Ministria e Shëndetësisë nuk i ka bërë ekzaminim, vlerësimin dhe krahasimin e tenderëve siç përcaktohet në nenin 59 të Ligjit të prokurimit publik.

Oferta më e lartë e përgjegjshme për këtë projekt ka qenë 9 milionë e 995 mijë euro, kurse oferta e kompanisë “Olti Trasing” e rekomanduar për kontratë ka qenë 7 milionë e 255 mijë euro.
Kompania “Olti Trasing” është pronë e biznesmenit Ragip Mustafa. Ky i fundit ka në pronësi edhe kompaninë “Beni Dona”. Të dy kompanitë kanë fituar rreth 30 kontrata nga Komuna e Prishtinës që nga vitit 2007

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tri-kompani-ankohen-per-tenderin-7-2-milionesh-te-msh-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala