Trepça po punon pa licencë

Autori:Zekirja Shabani

Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, nuk është se ia donë aq shumë të mirën gjigantit metalurgjik Trepça, sa flasin në foltore.

Përveç mos definimit të statusit të kësaj ndërmarrje, ata e kanë lënë Trepçën edhe pa licencë pune.

Menaxhmenti i Trepçës është në pritje të kësaj licence, pasi në mungesë të bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale nuk ka kush t’u lëshojë atë.

“Trepça ka aplikuar për licencë dhe skena marr licencë hala por kena apliku”, thotë për Gazetën Fjala, Ahmet Tmava, drejtor i kombinatitit Trepça.

Kështu nëse ndonjë kompani aplikon për licencë të shfrytëzimit të guroreve apo të mineraleve të ndryshme, ajo nuk mund të afarojë sepse KMPP nuk mund t’ia japë licencën pasi mungon bordi.

Tmava thotë se në mungesë të një statusi të qartë dhe licencës për punë Trepça nuk mund të vazhdojë gjatë të funksionojë në këtë gjendje.

“Nuk mund të vazhdohet kështu. Për këtë shkak kemi gjet gjuhë të përbashkët edhe me institucionet qendrore sepse edhe ata janë të vetëdijshëm që nuk mund të ecet kështu”, thotë Tmava.

Gazeta Fjala pati raportuar se janë diku rreth 16 institucione të cilat presin që Bordet e tyre të kompletohen ose të funksionalizohen, ngase të gjitha bordet janë jo funksionale.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/trepca-po-punon-pa-licence/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala