Trepça përfiton 4 milion euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjigandi Metarlorgjik “Trepça” do të nënshkruaj dy kontrata për shitjen e plubmit dhe zinkut që peshojnë afër 4 milionë euro.

“Trepça” përmes anakndit publik pa përzgjedhur blerësit ndërkombëtar të prodhimeve të saj.

Kompania KCM-AD, është përzgjedhur ta blejë koncentratin e Plumbit, raporton ORAinfo.

Në njoftimin e ankandit publik, shihet se “Trepça” nga shitja e plumbit do t’i inkasojë afër 2 milionë e 900 mijë euro.

Nga kjo shumë 1, 328 milionë do të shitën nga miniera e Stantërgut, ndërsa 1, 593 milionë nga ajo e Kishnicës.

Ndërkaq, shitjen zinkut është përzgjedhur ta blejë kompania “Sara International Pvt. Ltd”.

“Trepça” nga shitja e zinkut ka planifikuar t’i inkasojë afër 800 mijë euro.

Nga kjo shumë 409 mijë euro do të shitën nga miniera e stantërgut Stantërgut, kurse, 365 mijë nga ajo e Kishnicës. /ORAinfo/


Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/trepca-perfiton-4-milion-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala