“Trepça” në veri pritet të fitojë 24 milionë euro nga shitja e koncentratit

Autori:Avdyl Pajaziti

Pjesa e ndërmarrjes “Trepça” që menaxhohet nga serbët ka kontraktuar shitjen e sasisë së prodhimit të sivjetmë të zinkut dhe të plumbit, shkruan sot Koha Ditore.

Nga shitja e koncentratit të plumbit, “Trepça” do të përfitojë 18 milionë e 650 mijë e 280 euro. Kompania “Mineco International Limited”, me seli në Londër, është shpallur fituese e tenderit për blerjen e plumbit.

Kurse 5 milionë e 315 mijë e 329 euro janë pritjet e këtij menaxhmenti për të përfituar nga shitja e koncentratit të zinkut me seli në Zveçan.

Tenderin e ka fituar kompania “Zaklady Gorniczo Hutnicze Boleslaw S.A.”, me seli në Poloni, përcjell koha.net. Këto vlera që janë publikuar mund të ndryshojnë nga lëvizja e çmimeve të tregut të aksioneve si dhe prodhimit që pritet të ketë kjo pjesë e “Trepçës”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/trepca-ne-veri-pritet-te-fitoje-24-milione-euro-nga-shitja-e-koncentratit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala