“Trepça” në veri, lidhë kontrata milionëshe për plumb dhe zink

Autori:Avdyl Pajaziti

Serbët e “Trepçës” në veri kanë lidhur kontratë milionëshe me kompani angleze dhe polake, për shitjen e plumbit dhe zinkut. Ndaras nga jugu, serbët në veri, nga këto dy kontrata do të përfitojnë 24 milionë euro, për vetëm një vit.

Menaxhmenti serb i “Trepçës” në veri, që punon prodhon e shet ndaras nga “Trepça” në jug, këtë muaj ka lidhur kontratë milionëshe me kompani nga Londra dhe Polonia për shitjen e plumbit dhe zinkut.

Dokumentet e dy kontratave që i posedon “Zëri”, tregojnë se nga këto shitje të pasurisë së “Trepçës”, që kontrollohet nga serbët e veriut të Mitrovicës, do të përfitohen 24 milionë euro brenda vetëm një viti.

Edhe zyrtarisht kombinati “Trepça” në veri të Mitrovicës ka njoftuar për arritjen e marrëveshjeve për ekporin e koncentratit të plumbit dhe të zinkut, që nxirren nga minierat “Belo Brdo” dhe “Crnac” të Leposaviqit.

Nga shitja e koncentratit të plumbit që do t’i dërgohet kompanisë “Mineco Internatinal Limited” të Londrës, serbët e veriut të Kosovës do të përfitojnë 18.650.000 euro.

Kjo firmë, sipas dokumenteve të menaxhmentit të “Trepçës” në veri, është fituese e tenderit për blerjen e koncentratit të plumbit.

Ndërkaq, kontrata tjetër e menaxhmentit të “Trepçës” në Zveçan njofton edhe për shitjen e koncentratit të zinkut, në vlerë prej 5.5 milionë eurosh, dhënë kompanisë polake nga Beloslava, me ç’rast që të dy kontratat bashkë bëjnë rreth 24 milionë euro.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/trepca-ne-veri-lidhe-kontrata-milioneshe-per-plumb-dhe-zink/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala