“Trepça” në rrezik të bllokohet

Autori:Zekirja Shabani

Qeveria e Kosovës po e rrezikon afarizmin e “Trepçës” duke mos e kompletuar Bordin për më shumë se një vit.

Rrezikimi i afarizmit të “Trepçës” dhe mundësia që punëtorët të mbesin pa paga është shtuar pas refuzimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për të lejuar rritjen e sasisë së koncentratit të plumbit e të zinkut që do të shitet në gjashtë muajt e ardhshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Ndalesa e shitjes së koncentratit të zinkut dhe të plumbit është bërë nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme në dy aktvendime të ndara.

Pjesës veriore të “Trepçës” i është ndaluar komplet shitja e koncentratit, ndërsa pjesa jugore do të ketë mundësi të shesë vetëm një sasi të koncentratit, i cili i është lejuar për shitje qysh në muajin qershor, por “Trepça” nuk kishte arritur ta bënte për shkak të prishjes së njëanshme të kontratës me blerësin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/trepca-ne-rrezik-te-bllokohet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala