Trepça lidhet më hekurudhë

Trepça tashmë do të mund të eksportojë xehet përmes hekurudhës. Kjo, pasi është rilidhur me sistemin hekurudhor përmes linjës së Parkut Industrial të Trepçës në Mitrovicë.
Riparimi i linjës së dëmtuar nga lufta është bërë prej Infrakosit, ndërmarrje që operon me hekurudhat e vendit.
“Menaxhmenti dhe punëtorët e Infrakosit, kanë pasuar një privilegj që i kanë dal në ndihmë Trepçës, në riparimin e binarëve që nga Stacioni hekurudhor deri në depot e Trepçës”, ka thënë Drejtori i Infrakosit, Nexhmedin Rama.
Kjo ia ka lehtësuar jetën Trepçës.
“Hekurudha do të ketë një rëndësi të veçantë për Trepçën për investitorët dhe blerësit, pasi që transporti i mallrave të Trepçës do të jetë më i lirë”, ka thënë Ahmet Tmava, Menaxher i ‘Trepçës’.