Trepça gjen blerës të koncentratit të plumbit e zinkut, kërkon status

Autori:Gazeta Fjala

Menaxhmenti i Trepçës sot ka përfunduar procedurat e nënshkrimit të kontratës për shitjen e koncentratit të plumbit (Pb) dhe zinkut (Zn) me dy kompani prestigjioze, të dëshmuara për aktivitetet e tyre në këtë fushë, njoftoi vetë menaxheri Ahmet Tmava.

Kontratat e nënshkruara, të leverdishme për Trepçën, krijojnë bazë për tejkalimin e vështirësive momentale në të cilën ndodhet Trepça.

Njoftimi nuk saktëson me cilat kompani është nënshkruar kontrata. Por, në vazhdim të tij thuhet:

Problemet financiare të krijuara janë rezultat i mungesës së licencës për katër muaj dhe mosdefinimit të statusit të Trepçës. Andaj, përgjegjësit e këtij i saj kërkon nga institucionet shtetërore të jenë koherente me problemet me të cilat ballafaqohet Trepça dhe sa më shpejtë të sqarohet statusi zhvillimor i Trepçës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/trepca-gjen-bleres-te-koncentratit-te-plumbit-e-zinkut-kerkon-status/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala