Treni shtypë së paku 14 veta në Maqedoni

Autori:Zekirja Shabani

Së paku 14 emigrantë janë shtypur nga treni mbrëmë rreth orës 22.30 minuta në hekurudhën Shkup – Veles, në afërsi të vendqëndrimit “Pçinja”. Dyshohet se numri i të vdekurve mund të jetë më shumë se 14 persona, njofton Zhurnal.

Sipas njoftimeve të deritanishme në hekurudhë në momentin kur është afruar treni kanë qenë duke pushuar rreth 50 persona emigrantë nga Somalia dhe Afganistani. Por për shkak të mospasjes së hapësirës të mjaftueshme rreth binarëve nuk kanë mundur që të gjithë të shpëtojnë.
Te vendi i aksidentit mund të shkohet vetëm me anë të trenit. Menjëherë janë drejtuar mjekë dhe policë për të parë situatën në këtë vend, por nuk ka ndihmë më të madhe për këta persona.

Edhe tetë persona tjerë kanë mbetur tek 14 të vrarët, për të cilët dyshohet se janë familjarë të të vdekurve, ndërsa personat tjerë kanë ikur nga frika se mos të kapen nga policia.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/treni-shtype-se-paku-14-veta-ne-maqedoni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala