Treni japonez thyen rekordin e shpejtësisë

Treni japonez, që ecën në bazë të tërheqjeve magnetike në sistemin e njohur maglev, ka thyer rekordin e shpejtësisë duke lëvizur me 590 kilometra në orë. Kjo shpejtësi e trenit në pronësi të Kompanisë Hekurudhore Qendrore të Japonisë është arritur gjatë një testi në prefekturën e Yamanashi-t. Rekordi i mëhershëm ishte 580 kilometra në orë. Por, drejtuesit e hekurudhës presin që ky rekord të thyhet sërish nesër, gjatë testit vijues dhe të arrijë në 600 kilometra në orë.