Tregu ku blejnë aktorët dhe zyrtarët e institucioneve

Autori:Zekirja Shabani

Çdo të marte platoja mbrapa “Pallatit të Rinisë, dhe Sporteve “Adem Jashari”, ish “Boro Ramizi”, në Prishtinë, mbushet përplot mallra të përdorura nga e gjithë bota, të nxjerrë në shitje nga tregtarët.

Këpucë, pantollona, pajisje sanitare e deri të materiali ndërtimorë shiten në këtë treg të improvizuar në kryeqytet nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 13 pasdite.

Këtu qytetarët blejnë gjësende që nuk ua mbaanë gjepi ti blejnë në dyqanet ku shiten produkte firmato, raporton Gazeta Fjala.

Madje shitësit tregojnë se të marteve këtu blejnë edhe zyrtarët e ministrive, aktorë e fytyra të njohura për publikun kosovarë.

tregu 4

“Vijnë këtu aktor e plot gra prej ministrisë, se fukaraja nuk mundet me ble”, tregon për Gazetën Fjala, Selami Maici nga Ferizaj.

Ai në këtë treg shet çanta edhe disa gjera tjera të imta dhe me paratë që fitin mban 12 anëtarët të familjes së tij.

Edhe Gazmendi nga Prishtina, i cili shet argjend, konfirmon se shumë fytyra publike “blejnë gjëra të lira e të mira”, sic thotë ai.

Megjithatë, zyrtarëve të shtetit e qytetarëve tjerë u duhet të kalojnë nëpër gropa të mëdha balte e pellgje uji për të gjetur atë qfarë kërkojnë prapa Pallatit të Rinisë.

Avdi Seta, shitës nga Podujeva, ankohet për mungesën e asfaltit dhe kushteve për të zhvilluar biznesin e tij normal.

“Kanë fillu me e shtru mirëpo e kanë lan gjysmë, si me lujt ka ni cop ka ni cop, këtu po ka pluhur shumë as WC nuk kemi”, thotë ai.

tregu 5

Por, të gjithë ata që ekspozojnë këto produkte të ndryshme hallë më të madh kanë sigurimin e bukës për familjen.

Bekim Abazi që varet nga ky biznes dhe mban familjen 9 anëtarshe, shprehet i kënaqur të vazhdoj të shes dhe lutet të mos e pengoj dikush në punën që bën./Gazeta Fjala/

tregu 2

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tregu-ku-blejne-aktoret-dhe-zyrtaret-e-institucioneve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala