Tregu i fitimprurës i pikturave

Autori:Zekirja Shabani

Piktorja, Zake Prelvukaj, është ndër artistët e rrallë që i’a ka parë hajrin profesionit. Gjithçka që ka nga pasuria e ka bërë me paratë e fituara nga shitja e pikturave.

Në një intervistë për Gazetën Fjala, ajo rrëfen se si e la qepjen për të filluar pikturën.

Veprën e sajë të parë thotë se e shiti në vitete e 90’ta për 2500 marka si studente e vitit të dytë në Fakultetin e Arteve, ndërsa pikturën më të shtrenjtë në jetën e sajë e ka shitur 17000 euro.

Me art jam rritë sepse familja ime gjithmonë është marr me art dmth edhe profesionalisht”, fillon rrëfimin ajo…

Prelvukaj: Kështu që jam rritur me pikturë, duke ju falënderuar profesionalisht vëllait tim i cili ka qenë shumë më i moshuar se unë. Mandej dita e ditës kemi ardhur deri në një pikë, ku në vitet e 90-ta, ku unë kam diplomuar në vitin 1991, prej shumë rrogave jemi mbetur me asnjë rrogë në shtëpi. Ashtu është bërë puna që kam filluar me qepë, kam bërë gazeta të murit, kam qenë tip që gjithçka më ka shkuar për dore. Nuk po e them në aspektin e lëvdatës, por me të vërtetë nga asgjë kam nxjerr diçka. Dhe kështu pak nga pak, kam filluar të hy në artet figurative, dhe me një seriozitet i morra dhe me mënyrë profesionale pasi që isha e gatshme për ti tejkaluar hapat e parë më herët.

 “Piktura e parë 2500 euro”

Pastaj, starti ka qenë në vitin e dytë ku kemi bërë një përfitim që deri atëherë nuk e kishim, ku të gjithë profesorët e mi kam mundur ti kem babë, apo një herë e gjysmë babë, ku kam marr çmimin më të madh në ‘Sallonin e Nëntorit’. Dhe aty fatmirësisht më është shitur punimi 2500 marka, si studente e vitit të dytë. Të parën fjalë që më kanë thënë, e cila është shumë me rëndësi edhe të rinjtë ta dëgjojnë, është se “si guxon me vlerësu veten kaq shumë?”

Unë kam thënë, kjo është puna ime dhe ia vë çmimin si dua. Dhe pak nga pak, nga përkushtimi dhe mënyrës së punës kam pasur fatin që është pëlqyer nga opinioni, si prej profesorëve gjithashtu. Sado që të thotë dikush diçka, kur ma kanë parë mundin, më kanë vlerësuar, dhe mi kanë dhënë rrugët. Ai mund dhe ai vlerësim është bërë që çdo gjë fitohet. Dmth ngjyrat fitohen prej vet ngjyrave, prej vet pikturës, dhe pikturën e kam futur në treg jo në mënyrë komerciale por profesionalizmin në treg. Ku ka shkru Zake-ja ka filluar me ecë, pastaj ka filluar pak nga pak që fatmirësisht në vitin 1994-95 isha ajo që i ndihmoja të gjithë familjes. Ecte piktura, ecte arti, po ecke edhe çmimi.

“Në Kosovës, sot është vështirë të jetohet nga arti”

Gradualisht në Kosovë, unë po flas për veten time, sot është shumë e vështirë me jetu nga arti, sepse duke e lidhur këtë periudhë 2- vjeçare që e kam kaluar ka ecur mirë, mirëpo për këtë periudhë 20vjeçarë në këto kriza mu më ka ecur mirë, kam shitur mirë paraluftës, kam shitë shumë më mirë pas luftës, tash është mirë por jo në tempo të njejtë, sepse është një krizë, mirëpo emri im është krijuar dhe emri ma shet edhe pikturën.

Kështu që çfarë kam në jetën time, banesën,studion,tokën që kam blerë dhe ekzistencën natyrisht të gjitha i kam nga piktura. Tash edhe në Kosovë dhe poashtu edhe në rajon, çuditem nganjëherë pasi që nuk jam e detyruar të shes, mirëpo shes kur më duhet të shes sepse rrogën e kam të mirë në fakultet të arteve që jap mësim.

Mirëpo është shumë mirë kur je e kërkuar, dhe në Kosovë ka edhe persona të tjerë që janë artist shumë të mirë, që edhe ata shesin mirëpo ma rrallë natyrisht, mirëpo nuk mundesh me jetu e sigurtë, nuk po nisem prej vetit, ndoshta unë mundem të jetoj, mirëpo nuk mund të them që mundesh të mbëstetesh në art, sepse arti ka baticat dhe zbaticat e saj. Njëkohë mund të shesësh përnjëherë shumë mirëpo vazhdon me mendimin se mund të shesh dhe ngelesh, dhe atëherë a shitet a nuk shitet.

Në Kosovë, është një fakt që dëshirojnë ti kenë pikturat për banesa, apo një dhuratë për dikënd, dhe nejrëzit janë vetdijësuar që nuk shkojnë për të blerë gjëra keq, por blejnë një skicë, një vizatim prej një piktori, jo vetëm prej Zakes, por prej shumë piktorëve tjerë që është diçka që sinjalizon lëvizje, mirëpo për të ekzistuar kurr nuk mund të mbështetesh në të, sepse është sikur të luash bixhoz ku njëherë fiton dhe njëherë humb, është sakrificë.

Gazeta Fjala: Blerësit a janë Kosovar apo më shumë blejnë të huajt?

Prelvukaj: Jo, mua më kanë blerë të Kosovës. Natyrisht se pikturën më të shtrenjtë e kam shitur 17000 euro, në Johannesburg dmth menaxhuesve të Johannesburg-ut, e cila është e vendosur në Johannesburg. Mirëpo, kam shitur pikturë 10,000 euro, 8000 euro, kam shitur pikturë edhe 500 euro, poashtu edhe kam falur piktura.

“Piktura më e shtrenjtë e Zakës u shit 17 mijë euro”

Kosovarët që kanë ditur të vlerësojnë edhe kanë blerë, sepse nuk do ti kisha pasur punët ashtu siç i kam për të ia siguruar vetit jetën e me ju ndihmu familjes time, dhe të gjitha nga arti, se vonë para ca viteve na është rritur rroga, e ne as rroga të mira nuk kemi pasur.

Gazeta Fjala: A ia dijnë vlerën artit Shqipëtarët, a dijnë ta vlerësojnë një pikturë dmth ata që nuk jan të ngritur profesionalisht?

Prelvukaj: Nuk dijnë të gjithë të vlerësojnë, mirëpo ka njerëz qe dinë të vlerësojnë. Gjithkund në botë më shumë blejnë ata që nuk janë të ngritur profesionalisht, sepse ekspertët e artit rrallë blejnë piktura sepse thuajse se nuk kanë të holla. Mirëpo, unë mund të them se vlera është kur një njeri e sheh pikturën dhe kërkon edhe CV-në tënde dhe sheh diçka të mirë, a e gjen letrën, apo ngjryën, apo lidhet diçka me të emocionalisht me krijimin që ke bërë ti.

 “Pasi të vdes piktori, vepra e tij merr vlerën”

Mirëpo, çka është interesant tek ne se e kërkojnë njeriun e dëshmuar në këtë aspekt. Dhe thonë unë dua ta kem një pikturë të Zakes, apo të dikujt tjetër që nesër e len atë trashëgimi në familjen tënde, e kjo është mirë sepse piktura psh tek ne ka filluar një vetdijësim që pikturën e Musli Mulliqi-t tani e blejnë si trashëgimi të këtyre niveleve. Sepse piktura tani ndoshta nuk ka vlerë, e, kur në bëjmë moshë dhe shkojmë e nuk jemi më, piktura i merr këmbët e veta dhe fillon një jetë të dytë dhe fillon një stërshitje në jetën e tretë. Dhe mund të them se tash në glob tregtia ka filluar shumë e madhe në mes galerive private dhe njerëzve privat, menaxhuesve të artit dhe tregu me pikturë janë duke fituar shumë.

Gazeta Fjala: A keni përkrahje prej institucioneve të Kosovës?

Prelvujkaj: Ndonjëherë kemi përkrahje nga Ministria e Kulturës në minimale sa kanë mundësi ata, shumë rrallë, sepse piktura kushton. Për me mbështetë pikturë më së pari për një ekspozitë shkojnë rreth 20,000 euro.

“Shteti kurrë nuk ka ndihmuar sa duhet artistët”

Ty të mbështetë Ministria e Kulturës, mirëpo nuk ka dhe kurr nuk ka pasur buxhet sa duhet për mbështetje, sepse me dëshirë ndoshta na kishin mbështetur.

Gazeta Fjala: Sa ka ndikuar gjendja e tashmë në Kosovë tek ti, si në aspektin e inspirimit por edhe në aspektin e shitjes ?

Prelvukaj: Krejt motivi që është është ajo që piktura ime e flet gjuhën e terenit të aktuales. Dhe ka ndikuar shumë sepse po të jetoja dikun në një vend që jeta nuk ka rrugë dhe nuk ka rrëmujë dhe nuk ka kaos, ndoshta edhe nuk kisha mundur të krijoj edhe aq shumë, sepse githmonë je opozitë, në qoftë se jo figurativisht atëherë je në opozitë shpirtërore ndaj të keqes, si artist, qoftë në politikë kur nuk të pëlqen apo çdo menaxhim qoftë edhe ai brenda një shtëpie kur e viziton.

Gazeta Fjala: Një këshillë rreth produktivitetit?

Prelvukaj: Po e marrim produktivitetin në segmente të ndryshme të karakterit prodhues. Në qoftë se e bëjmë në karakterin e prodhimit të ekonomisë, ka ra në provim. Sepse ne të gjithë kemi filluar të studijojmë dhe nuk marrim zanate të cilat janë shumë të nevojshme për terrenin tonë që e bëjnë një ekonomi shumë të fortë. Dhe jo ti ndërtojmë të gjitha në Prishtinë apo afër Prishtinës, por në të gjithë terenin e Kosovës sipas karakterit të atij vendi që jetohet dhe atë çka mundet të prodhoj.

“Tek ne është një rrëmujë, e cila na ka kushtuar”

Thuhet që Japonia pas luftës ka incizuar nga perspektiva e aeroplanit, apo prej së larti e ka incizuar shtetin dhe ka monitoruar vendin dhe sipas rajoneve i ka ndarë se këtu duhet ekonomi e vogël, këtu e madhe, këtu industria e pamukut etj. Tek ne është një rrëmujë, dhe është një gjë e pakuptimt e cila na ka kushtuar, e ajo është grabitja nga njerëzit që kanë qenë në pozita. Dhe prodhimi tek ne ka qenë e dhunshme, derisa është e dhunshme nuk është e nevojshme, tek ne është tragjike, kur e përcjellim nevojën atëherë është shumë produktive.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tregu-i-fitimprures-i-pikturave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala